​Prishtina me atmosferë të festave të fundvitit

Prishtina

​Prishtina me atmosferë të festave të fundvitit

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Sheshet e kryeqytetit kanë marrë pamje tjetër në prag të festave të fundvitit.

Atmosfera në Prishtinë është gjallëruar ndjeshëm në prag të festave. Tashmë janë gati edhe shtëpizat në sheshin “George Bush”, të cilat i japin qytetit ngjyra e gjallëri gjatë festave.

Atmosferë e këndshme po mbizotëron në hapësirat nën ngjyrat e dekorit të larmishëm.

Sheshet si "Zahir Pajaziti", "Nënë Tereza" e "Skënderbeu" ende nuk janë dekoruar.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës kohë më parë ka ndezur dritat dekorative të festave të fundvitit.

Kryetari Përparim Rama, pati deklaruar se gjithë së bashku do të kalojnë momente të mrekullueshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe këngëve ikonike të këngëtarëve që do të performojnë në koncerte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat