​Mbi 6 mijë dhurata, Babadimri sjell buzëqeshje te fëmijët

Prishtina

​Mbi 6 mijë dhurata, Babadimri sjell buzëqeshje te fëmijët

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Fundvitit më së shumti i gëzohen fëmijët, të cilët me padurim presin dhuratat që do të marrin, sidomos kur ato dhurohen nga Babadimri.

Për të vënë buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve, qendra më e madhe tregtare në Kosovë, Prishtina Mall ka përgatitur mbi 6 mijë dhurata për fëmijët që mund t’i marrin ato cilëndo ditë deri më 31 dhjetor.

Ndërsa, sot gjatë hapjes së këtij aktiviteti festiv, u dhuruan mbi 300 dhurata për fëmijët prezentë.

Dhënia e dhuratave nga Babadimri e bëri akoma më tërheqës dhe atraktiv këtë aktivitet për fëmijët. Përveç dhuratave, fëmijët kishin mundësinë të bënin edhe fotografi me Babadimrin, të cilat u shoqëruan me përqafime të ëmbla dhe të ngrohta.

Drejtori për Marketing në Prishtina Mall, Armend Susuri thotë se qëllimi i këtij aktiviteti ishte që të befasonin fëmijët me diçka të bukur me rastin e festave të fundvitit.

Susuri derisa falënderoi sponsorët, tha se janë përgatitur mbi 6 mijë dhurata për të vegjlit, të cilat ata mund t’i marrin nga sot e deri më 31 dhjetor.

Susuri: Mbi 6 mijë dhurata për fëmijët

“Qëllimi i aktivitetit ka qenë për ta bërë një aktivitet të bukur për fëmijët e Kosovës. Aktiviteti është promovuar nga të gjitha rrjetet sociale. Sot kemi pasur shumë vizita prej fëmijëve. Kemi pasur diku afër 300 fëmijë më së paku, ndoshta edhe më tepër. Me këtë rast, desha t’i falënderoj kompanitë të cilat kanë qenë pjesë e dhuratave për Babadimrin. Ka qenë BurgerKing, HiperAktive, Sinestar, Giffi dhe Hamles… Babadimri ka ardhur sot në Prishtina Mall, do të jetë këtu edhe nesër dhe gjatë ditëve në vijim deri më datën 31 dhjetor, natën e Vitit të Ri… Janë diku mbi 6000 dhurata. Ka dhurata të mjaftueshme për të gjithë fëmijët që vijnë këtu”, tha Susuri.

Organizimit të këtij aktiviteti iu gëzuan shumë fëmijë, të cilët u shprehën të lumtur që kishin parë Babadimrin dhe kishin pranuar dhurata.

Vogëlushja Elijana Gashi thotë se i ka pëlqyer shumë dhurata, për çka falënderoi Babadimrin duke thëne se “bën gjithçka vetëm për fëmijët”.

Gashi: Më ka pëlqyer dhurata dhe kam bërë foto me Babadimrin

“Sot e kam e marrë dhuratën te Babadimri… Babadimri, a të ka pëlqyer ty? Po, kam bërë foto edhe kam marrë dhuratën… A ishte i dashur Babadimri? Po, shumë. A të ka pëlqyer dhurata? Po. Ata mundohen vetëm për neve të bëjnë gjithçka, vetëm që jemi fëmijë”, tha Gashi.

Po ashtu, edhe një vajzë tjetër u shpreh e lumtur që sot takoi Babadimrin duke thënë se i kanë pëlqyer tepër çokolatat e dhuruara.

Ndryshe, Prishtina Mall është qendra më e madhe tregtare dhe argëtuese në Evropën Juglindore. Me mbi 200 marka premium, kombëtare dhe ndërkombëtare, është destinacioni kryesor i rajonit, duke ofruar një gamë të larmishme produktesh dhe shërbimesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat