​Rama publikon draft-propozimin për masterplanin e Fshatit Olimpik në Prishtinë

Prishtina

​Rama publikon draft-propozimin për masterplanin e Fshatit Olimpik në Prishtinë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 22:03
​Rama publikon draft-propozimin për masterplanin e Fshatit Olimpik në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka publikuar draft-propozimin për masterplanin e Fshatit Olimpik në Prishtinë.

Kryetari i Komunës Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar në Facebook pamjen se si do të duket fshati.

Në Lojërat Mesdhetare 2030 do të marrin pjesë 26 vende nga tri kontinente. Programi sportiv përmban rreth 24 sporte, me pjesëmarrjen e mbi 3 mijë sportistëve.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë të ditur se ngjarja e madhe sportive do të ketë shtrirje në gjithë Kosovën, si dhe në Durrës.

Kosova u anëtarësua në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare më 2015 dhe mori pjesë për herë të parë në Spanjë më 2018.

Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), e votoi në shtator kandidaturën “Prishtina 2030”, gjatë një takimi në Heraklion të Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat