Lirohet nga detyra drejtori i KRU Prishtinës, Sokol Xhafa

Prishtina

Lirohet nga detyra drejtori i KRU Prishtinës, Sokol Xhafa

Më: 4 janar 2024 Në ora: 10:47
Sokol Xhafa

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Teknik në KRU ‘Prishtina’, Sokol Xhafa është liruar nga detyra mëngjesin e sotëm.

Në vendim thuhet se Xhafa nuk ka patur performancë të mirë dhe si pasojë ka ngecur edhe ndërmarrja.

“Vendimi është bërë pasi i njëjti nuk ka treguar performancën e pritur dhe mosveprimet e tij kanë ndikuar që ndërmarrja të ketë edhe ngecje në sektorin të cilin e ka udhëhequr dhe në sektorët që janë atakuar nga mos puna e tij.

I përmenduri kthehet në punët dhe detyrat e mëhershme të punës-Inxhinier i Hidroteknikës dhe rangohet me pagë 780.00 Euro”, thuhet në vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat