70 kallëzime penale e 400 shkyçje më 2023, ujësjellësi i Prishtinës thotë se mbi 45 milionë euro ia kanë borxh qytetarët

Prishtina

70 kallëzime penale e 400 shkyçje më 2023, ujësjellësi i Prishtinës thotë se mbi 45 milionë euro ia kanë borxh qytetarët

Më: 5 janar 2024 Në ora: 09:25
Arjeta Mjeku

Mbi 70 kallëzime penale e mbi 400 shkyçje ilegale i ka bërë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” gjatë vitit 2023. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku.

Mjeku ka folur edhe për shumën e lartë të borxhit që e kanë konsumatorët ndaj kësaj kompanie. Vetëm në zonën e Prishtinës, borxhi është 11 milionë euro, ndërsa totali i tetë komunave që furnizohen nga KRU “Prishtina” është mbi 45 milionë euro.

Megjithëkëtë, Mjeku ka apeluar te qytetarët që t’i paguajnë shërbimet e tyre, në të kundërtën do të shkyçen dhe do të vazhdojnë me procedura të përmbarimit.

Mjeku ka thënë se gjatë vitit të kaluar është rritur intensiteti  punës por që nuk u ka munguar as vullneti për realizimin e planeve.

“Kemi pas sfida, por edhe aksione për identifikimin e konsumatorëve ilegalë në zonën e shërbimit, kemi rritur intensitetin e punës, ku janë shkyçur shumë konsumatorë nga furnizimi me ujë të pijshëm, po ashtu me dhjetëra lëndë u kemi dërguar për kallëzim penal. Pastaj sfidë tjetër ka qenë niveli i manganit rritja e nivelit të manganit në liqenin e Badocit me që ne i furnizojmë qytetarët me ujë të pijshëm përmes autoboteve dhe me këtë rast falënderoj edhe KEK dhe ujësjellësin e Gjakovës se na kanë ndihmuar me autobot”, u shpreh Mjeku, teksa kampion të borxhit ndaj kësaj kompanie janë qytetarët e Prishtinës me 11 milionë euro. E që nga paslufta, ky borxh kap shifrën e 28 milionë eurove”.

“Për kallëzime penale mbi 70 e mbi 400 shkyçje ilegale e vizitorë kemi pasur çdo dite, një ekip mbi 150 konsumatorë, u kemi dërguar vërejtje sidomos ata që kanë borxhe për shërbimet e ujësjellësit. 11 milionë euro borxhi në zonën e Prishtinës gjatë vitit 2023 e nëse flasim nga paslufta, borxhi total është 28 milionë euro nga paslufta, e borxhi total i tetë komunave është mbi 45 milionë euro”, u shpreh tutje Mjeku.

Punë të madhe, thotë Mjeku, kanë bërë edhe në procesin e inkasimit ku gjatë vitit të kaluar kanë rritur arkëtimin në 105 për qind.

“… shkalla totale e inkasimit 89.9% në vitin 2022 105% në vitin 2023 kemi arrit rritjen e arkëtimit, dhe po ashtu duhet të falënderojmë edhe mediat sepse pa përcjelljen e tyre në aksionet tona s’do kishim mundur ta arrijmë këtë arkëtim, po ashtu në asistencë na ka dal edhe Policia e Kosovës dhe të gjitha këto kanë ndikuar në shkallën e mire të inkasimit”, u shpreh ajo.

E reshjet e kohëve të fundit kanë bërë që niveli i ujit në liqenin e Badocit e Batllavës të jetë i duhuri.

“Ujë ka mjaftueshëm ka se liqeni i Badocit veçse ka arritur maksimalen e kapërderdhjes edhe liqenin  e Batllaves e kemi mirë, pra s’kemi probleme më me ujin e pijes pasi është arritur niveli, mirëpo kriza e manganit është shfaqur në moment të papritur dhe u munduam së bashku me Institutin e Shëndetit Publik ta menaxhojmë më së miri sepse ishin zona nga liqeni i Badovcit por uji i pijshëm nuk u ka munguar qytetareve përmes autoboteve ata që nuk kishin mundësi furnizimi për shkak të kushteve ekonomike për blerje, tashmë gjithçka është stabilizuar”, thotë Mjeku për eo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat