Prishtinë, debati – Për dhe kundër sheshit “George Bush”

Prishtina

Prishtinë, debati – Për dhe kundër sheshit “George Bush”

Më: 7 janar 2024 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Qarkullimin me automjete ua ndaloi krejtësisht.

Veç se kur disa qytetarëve kjo nuk u pëlqeu, vendosen t’i dalin kundër vendimit të kryetarit Përparim Rama, për mbylljen e sheshit ‘Xhorxh Bush’ në kryeqytet.

Me një imazh figurativ, ku kryeprishtinasi shihet si ‘çoban që drejton kope delesh’, “Vrojtuesit e Lagjes” më 14 janar thirrën protestë pikërisht në këtë vend, për ta zmbrapsur vendimin.

Me të, këta thonë se do të zgjidhet edhe tollovia në trafik.

Hapjen e sheshit po e kërkojnë edhe disa  qytetarë të tjerë. Por ka të tillë, që jo se nuk do dalin në protestë, por duan që ta zgjasin edhe më shumë sheshin.

E i dyti i qeverisjes në Prishtinë, Alban Zogaj, përveç që thotë, se puna e sheshit është e kryer, ndau edhe pamje të cilat do t’i marrë ky projekt pas finalizimit.

“Vendimi i Komunës së Prishtinës për Sheshin ‘George Bush’ është final. Ne jemi në finalizim të projektit për këtë shesh dhe punimet do te fillojnë këtë vit. Kemi të ndara edhe fondet në Buxhetin e vitit 2024. Qytetarët janë duke e shijuar sheshin dhe do ta shijojnë edhe më shumë kur ai të merr pamjen finale”.

Së fundmi, me të duket se po krenohet vet Rama, i cili publikoi një fotografi të mbushur me qytetarë, që shihen duke e shijuar sheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat