Dëme materiale pas reshjeve të shiut në Prishtinë, Komuna bën thirrje për durim për trafikun e shkaktuar

Prishtina

Dëme materiale pas reshjeve të shiut në Prishtinë, Komuna bën thirrje për durim për trafikun e shkaktuar

Më: 20 maj 2024 Në ora: 10:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas reshjeve të shiut të cilat filluan në orët e hershme të së hënës, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale.

Lidhur me këtë Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pash shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar.

Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave.

Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca

Lulzim Fushtica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat