Lirohen për qarkullim rrugët në Veternik pas mbylljes nga vërshimet

Prishtina

Lirohen për qarkullim rrugët në Veternik pas mbylljes nga vërshimet

Më: 20 maj 2024 Në ora: 12:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale.

Komuna e Prishtinës thotë se këto dëme janë sanuar falë intervenimit të ekipeve të zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë.

“Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave.

Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat