Sonte në Prishtinë ndezën qirinjtë për viktimat në Mynihut

Prishtina

Sonte në Prishtinë ndezën qirinjtë për viktimat në Mynihut

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 12:48
ilustrim

Sonte në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:30, do të përkujtohen bashkatdhetarët tanë të rënë në sulmin e Mynihut, Sabina Sula, Dijamant Zabergja dhe Armela Segashi, por edhe të gjitha viktimat e sulmit kriminal në Mynih, përmes ndezjes së qirinjve.

Ndezja e qirinjve i paraprin aktivitetit të paraparë për Ditët e Diasporës, ALBANIAN BEAUTY, të mbështetur nga MeD, me projeksione të filmave të filmbërësve nga diaspora, e që nesër do t’i dedikohen Sabinës, Dijamantit e Armelës.

Ministria e Diasporës ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që janë në atdhe dhe të gjithë qytetarët e Kosovës t’i bashkohen në përkujtimin e viktimave në Mynih.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat