26 shkolla të Prishtinës me kënde të leximit

Prishtina

26 shkolla të Prishtinës me kënde të leximit

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 13:27
Ilustrim

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizituan sot shkollat “Gjergj Fishta” dhe “Xhemajl Mustafa”, ku së fundmi është realizuar projekti për kënde të leximit.

Në një njoftim për media nga komuna e Prishtinës thuhet se punëtorët dhe nxënësit e këtyre shkollave u shprehën shumë të kënaqur me këtë projekt, dhe theksuan se menjëherë është vërejtur rritja e interesimit të nxënësve për lexim.

“Këto kënde të leximit janë të përshtatshme për nxënësit dhe brenda tyre kanë edhe fondin e librave”.

Në dy vitet e fundet, Komuna e Prishtinës ka realizuar këtë projekt në 26 shkolla të kryeqytetit. Deri vitin e ardhshëm, pritet që këndet e tilla të jenë në të gjitha shkollat si në qytet ashtu edhe në fshatra të Prishtinës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat