Sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale” nuk është duke punuar

Prishtina

Sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale” nuk është duke punuar

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 13:39
Komuna e Prishtines

Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale - Cadastral Map” nuk është duke punuar.

Sipas Komunës, Harta Kadastrale është sistem në të cilin regjistrohet baza e të dhënave grafike për tokat në Kosovë e që menaxhohet nga Agjencioni Kadastral i Kosovës (AKK).

Drejtoria e Kadastrit e ka njoftuar Agjencionin Kadastral të Kosovës për problemin dhe jemi në pritje të rregullimit të këtij problemi nga ana e Agjencionit Kadastral.

Luten qyetarët që për informata shtesë të kontaktojnë Agjencionin Kadastral të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat