Nxënësit në Prishtinë mësojnë si të ruajnë privatësinë

Prishtina

Nxënësit në Prishtinë mësojnë si të ruajnë privatësinë

Më: 27 janar 2017 Në ora: 15:50
Pamje nga ligjërata

Me rastin e 28 Janarit, Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Zyrtaren Komunale për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës, organizuan sot disa aktivitete.

Aktiviteti kryesor u zhvillua në shkollën "Xhemajl Mustafa", me ç'rast para nxënësve të klasave VI – IX, Jeton Arifi - drejtor në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe Premtime Preniqi, zyrtare për mbrojtjen e të dhënave personale në Komunën e Prishtinës mbajtën ligjëratë mbi privatësinë, me fokus të veçantë gjatë përdorimit të teknologjisë informative.

Për nxënësit kjo ligjëratë është vlerësuar si shumë e nevojshme ngase kjo gjeneratë, sipas hulumtimeve të fundit të bëra në vend, më se 97% të tyre janë përdorues të internetit dhe pajisjeve të ndryshme teknologjike.

Si rezultat i kësaj, po ashtu mosinformimi adekuat mbi sigurinë në rrjet, ka bërë qe në të shumtën e rasteve atyre t’iu keqpërdoren të dhënat personale në forma të ndryshme.

Marrë shkas nga kjo, Agjencia këtë vit ka përzgjedhur shkollat e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht nxënësit e klasave 6 deri 12, për t’i informuar sa më shumë mbi rolin dhe rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë.

Po ashtu, ligjërata të këtilla informuese u zhvilluan edhe në të gjitha shkollat e këtij niveli në Komunën e Prishtinës, në këtë rast ligjërues mbi rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë ishin vet profesorët të përzgjedhur nga drejtorët e shkollave përkatëse, për të cilët është shpërndarë me kohë një udhëzues të posaçëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat