Prishtina nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në transport publik të qëndrueshëm

Prishtina

Prishtina nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në transport publik të qëndrueshëm

Më: 26 prill 2017 Në ora: 14:25
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se dje në Berlin është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim në transport publik të qëndrueshëm në mes të Prishtinës, Shkupit, Sarajevës, Tiranës dhe Podvoricës, përcjell Bota sot.

“Dje në Berlin, Prishtina, Shkupi, Sarajeva, Podgorica dhe Tirana nënshkruam marrëveshjen për bashkëpunim në transport publik të qëndrueshëm. Kjo marrëveshje e mbështetur nga GIZ dhe qeveria gjermane ka për synim shkëmbimin e përvojave dhe aplikim për financim të përbashkët për projektet që kanë për qëllim transportin e qëndrueshëm në kryeqytetet e Evropës Juglindore”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat