Shpend Ahmeti emëron nënkryetarin e ri të Prishtinës

Prishtina

Shpend Ahmeti emëron nënkryetarin e ri të Prishtinës

Nga: B.S Më: 7 gusht 2017 Në ora: 12:10
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në facebook ka njoftuar për emërimin e nënkryetarit të ri të Komunës së Prishtinës. Ahmeti, pas zgjedhjes së Dardan Sejdiut, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka emëruar Muhedin Nushi për nënkryetar të Komunës.

“Pas zgjedhjes së Dardan Sejdiu, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam emëruar Z. Muhedin Nushi për nënkryetar të Komunës së Prishtinës. Z. Nushi është me profesion ekonomist por në Komunën e Prishtinës njihet si drejtor i administratës që ka bërë avancime të dukshme në dixhitalizimin e shërbimeve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e proceseve. Këto kanë rezultuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Pas zgjedhjes së Dardan Sejdiu, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam emëruar Z. Muhedin Nushi për nënkryetar të Komunës së Prishtinës.

Z. Nushi është me profesion ekonomist por në Komunën e Prishtinës njihet si drejtor i administratës që ka bërë avancime të dukshme në dixhitalizimin e shërbimeve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e proceseve. Këto kanë rezultuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve në Komunën e Prishtinës.

Kam kënaqësinë që këto vite kam punuar me një njeri si Muhedinin dhe se do të vazhdojmë bashkëpunimin në shërbimin tonë për qytetarët e Prishtinës.

Falenderoj Dardanin për arritjet e përbashkëta në Komunë duke realizuar premtimet tona të vitit 2013. Ka qenë kryetar po aq sa edhe unë, duke e mbajtur një pjesë të madhe të barrës në përgjegjësitë tona në komunë. Dardanit i uroj sukses në Kuvend, duke ditur se atje do të jetë përfaqësues i denjë i komunës tonë dhe përfaqësues i qëndrimeve të Lëvizjes duke vazhduar luftën kundër korrupcionit dhe luftën për zhvillim të Republikës tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat