Fillon projekti për restaurimin e trafove të vjetra në Prizren

Prishtina

Fillon projekti për restaurimin e trafove të vjetra në Prizren

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 12:00
Prizren

Ka filluar së realizuari projekti për restaurimin e nënstacioneve elektrike në qytetin e Prizrenit

Ky projekt po realizohet nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në Kuadër të Programit “Masat preventive Intervenimet Emergjente”  për ndërhyrje në asetet e Trashëgimisë Kulturore.

Gjendja e dy nënstacioneve (trafove të vjetra)  ishte mjaft e vështirë, sidomos e asaj që gjendet pranë kishës Katolike, andaj këto dy ndërtesa janë bërë objekt i intervenimit në këtë fazë.

Dëmtimet e përgjithshme të tyre kanë të bëjnë kryesish me de-strukturimin dhe humbjen e pjesëve të tullave dhe disa çarjeve dhe humbjes së pjesshme të strukturës ndërtimore. 

Duke pasur në konsideratë dëmtimet e lartcekura, gjatë punimeve do të bëhet largimi i gjitha elementeve që janë thërrmuar dhe kanë humbur aftësinë fiziko-mekanike duke i zëvendësuar ato me material të njëjtë. Të çarat e vogla do të mbushen me llaç vazhdues të lëngshëm, ndërsa ato më të mëdha do të rindërtohen me metodën e "thurjes". Elementet e hapjeve (dyert, kapakët) do të pastrohen dhe riparohen, derisa të tjerat që janë të shkatërruara dhe që mungojnë do të zëvendësohen me të reja. 

Në mungesë të masave preventive konservuese-restauruese, ndërtesat cenoheshin nga  degradimi, prandaj Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren  ka hartuar projektin për trajtime emergjente në këto ndërtesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat