Pacolli iu ofron mbështetje të plotë SBASHK-ut

Prishtina

Pacolli iu ofron mbështetje të plotë SBASHK-ut

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 16:42
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacilli

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacilli takoi përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës së Kosovës (SBASHK), ku u njoftua për së afërmi me kërkesat e tyre.

Në këtë takim, Pacolli iu ofroi atyre bashkëpunim, ku në të ardhmen si kryetar i Komunës së Prishtinës, ai ju premtoi se do të ju sigurojë edhe një zyre brenda Komunës që do të operojë në shërbim të kësaj sindikate.

“Jeni ata të cilët po i  mbroni më së shumti interesat e mësimdhënësve, dhe duke qenë si sindikatë e një strukture shoqërore më të respektuar dhe më të nderuar në shoqërinë tonë, ju ofroj mbështetje maksimale e cila do të varet prej pozitës time si kryetar i ardhshëm i Komunës” tha Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat