Abrashi premton ndërtimin e shkollave, spitalit e fondin për punësim

Prishtina

Abrashi premton ndërtimin e shkollave, spitalit e fondin për punësim

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 22:08
Kandidati i LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, tha që fokusi kryesor i qeverisjes së tij ka të bëj me papunësinë dhe karakterin zhvillimor dhe se do ta trajtoj Prishtinën si kryeqytet.

Ndër premtimet që Abrashi përmendi, të cilat janë prioritete të programit të tij qeverisës, ishin nxitja e punësimin për të rinj dhe gra përmes fondit te punësimit, ndërtimi i shtatë shkollave, ndërtimi i spitalit të qytetit, zgjerimi i rrjetit të ngrohjes dhe vazhdimi i punimeve me sistemin e ujësjellësit.

“Fokusi kryesor ka të bëj me papunësinë dhe karakterin zhvillimor. Përmes fondit të punësimit do të nxisim punësimin e të rinjve dhe grave në Prishtinë. Sa i përket çështjet bazike si arsimi do të ndërtojmë shtatë shkolla nga Veterniku deri në Sofali, me arsim tërëditor e shujta të nxehta. Do të ndërtohet spitali i qytetit, i cili është neglizhuar, përveç spitalit do të ndërtohen edhe dy Qendra të Mjekësisë Familjare në Veternik dhe lagjen Mati 2” deklaroi Arban Abrashi.

Tutje Abrashi tha se do të jenë të punësuar 100 specializantë për kujdes shtëpiak, dhe se do të ketë projekte të mëdha infrastrukturore.

Veç kësaj Abrashi për qeverisjen e kaluar vlerësoi që disa nga çeshtjet bazike siç janë ndërtimi i shkollave, qendrave mjekësore apo trajtimi i qenve endacak do të duhej të ishin të përfunduara dhe se nuk ka pasur bllokada lidhur me këto çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat