Bejta i tregon Ahmetit për shkollën shqipe në Prishtinë

Prishtina

Bejta i tregon Ahmetit për shkollën shqipe në Prishtinë

Nga: A.M. Më: 11 tetor 2017 Në ora: 20:00
Fiknete Bejta

Kandidatja për Asamble të Komunës së Prishtinës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fiknete Bejta ka reaguar pas deklaratës  kryetarit aktual të kryeqytetit Shpend Ahmeti rreth shkollës së parë shqipe në Prishtinë.

Në postimin e saj në Facebook, Bejta ka shkruar se Ahmeti nuk pati asnjë informatë që ishte rindërtuar shkolla e parë shqipe “Emin Duraku”  në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Ja kaç din kryetari i Prishtinës për Komunën t? cilën e udhëheq.

Nuk pati asnjë informatë që ishte rindërtuar shkolla e parë shqipe ,,Emin Duraku,, Prishtinë. Qytetarë të nderuar a jeni të sigurtë që doni ta rivotoni Shpend Ahmetin për kryetar të Prishtinës?

Vlerësojeni vetë.

Të kujtojmë se shkolla në fjalë është shkolla e parë shqipe në Prishtinë prej vitit 1947 e ndarë pastaj nga shkolla tjetër fillore për minoritete "Elena Gjika".

Në vitin 2012 u ndërtua objekti i ri kësaj shkolle me hapësirë shkollore 5,500 m2(objekti i shkollës dhe salla e edukatës fizike) me vlerë 1,121,080.78 euro . Janë gjithsej 32 klasë prej tyre: 1 bibliotekë, 5 kabinete, 26 klasë mësimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat