Rugova: Kandidati për kryetar nuk e din buxhetin e kryeqytetit

Prishtina

Rugova: Kandidati për kryetar nuk e din buxhetin e kryeqytetit

Nga: A.M. Më: 12 tetor 2017 Në ora: 20:15
Yll Rugova

Kandidati për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Yll Rugova ka reaguar ndaj deklaratës së kandidatit të Lidhjes Demokratike Kosovës për kryetar të kryeqytetit, Arban Abrashit.

Ai ka shkruar në Facebook se është çuditur që Abrashi nuk e dinte se buxheti i Prishtinës kurrë s'ka qenë 83 milionë euro.

Postimi i plotë:

Me të befasu! Ose po gënjejnë ose s'po dijnë.

Kandidojnë për kryetar të komunës në Prishtinë, e nuk e dijnë as buxhetet sa kanë qenë, e sa janë. Ke veçanërisht për t'u çuditë që Arban Abrashi nuk e dinte se buxheti i Prishtinës kurrë s'ka qenë 83 milionë euro (sa tha ai në debatin e fundit në Klan Kosova).

Në këtë dokument mund ta shihni sa ka qenë buxheti i Prishtinës në vitin 2013. Pra, 63 milionë euro, e jo 83 milionë sa thoshte me shumë vetëbesim Arbani në debatin e parmbrëmshëm.

Po ulet niveli i debatit.

Image
Dokumenti
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat