Abrashi tregon prioritetin e tij për Prishtinën

Prishtina

Abrashi tregon prioritetin e tij për Prishtinën

Nga: A.M. Më: 15 tetor 2017 Në ora: 10:27
Arban Abrashi

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Arban Abrashi ka prezantuar të shtunën platformën për Arsim, Sport e Kulturë.

Ai ka shkruar në Facebook se ndërtimi i shkollave dhe infrastrukturës shkollore, qendra sportive rekreative dhe kthimi i identitetit kulturor të Prishtinës janë në listën e prioriteteve.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e prezentimeve të veçanta, sot shpalosëm Platformën për Arsim, Sport e Kulturë.

Është me rëndësi vitale për qytetin, që të kthehet vëmendja në këto fusha, të cilat janë neglizhuar tërësisht gjatë katër vjetëve të fundit.

Ndërtimi i shkollave dhe infrastrukturës shkollore, qendra sportive rekreative dhe kthimi i identitetit kulturor të Prishtinës janë në listën e prioriteteve sapo të marr mandatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat