Pacolli: Duhet të investohet në Gollak që njerëzit të mos e braktisin këtë vend

Prishtina

Pacolli: Duhet të investohet në Gollak që njerëzit të mos e braktisin këtë vend

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 17:52
Fushata e AKR në Prishtinë

Sot në fshatin Marec ka qëndruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli bashkë me sekretarin e AKR-së, Rrahim Pacollin, kandidatin për kryetar të Prishtinë, Selim Pacollin dhe deputetin Ismet Pacollin.

Rrahim Pacolli ka publikuar një fotografi nga ky vend duke shtuar nevojën për investim në këtë pjesë të Prishtinës.

“Ishim për vizitë sot me vëllezërit në vendlindjen tonë Marecin. Me pamjet që të ofron ky vend çdo herë që e vizitoj më jep një ndjenjë qetësie e relaksi. Duhet të investohet nëpër fshatra e sidomos në Gollakun e harruar që njerëzit të mos zhvendosen nga vendet e tyre si dhe të vizitohen nga të tjerët”, ka shkruar Rrahim Pacolli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat