Abrashi një milion çdo vit për ngrohtoren e Prishtinës

Prishtina

Abrashi një milion çdo vit për ngrohtoren e Prishtinës

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 12:52
Abrashi gjatë fushatës

Kandidati nga radhët e LDK-së për të parin e Prishtinës, Arban Abrashi, fushatën te parku i qytetit e nisi me premtimin se të gjitha lagjet e kryeqytetit do të kenë ujë 24h.

Përveç këtij premtimi Abrashi, premtoi se do të rris bashkëpunimin me kompanitë rajonale publike, do të angazhohet në ndryshimin e legjislacionit dhe kalimim e përgjegjësive për mirëmbajtjen e kanalazimit fekal nga ujësjellësit rajonal Prishtina.

Ndërsa tek Komuna e Prishtinës premtoi edhe buxhet prej 1 milion çdo vit për ngrohtoren e qytetit.

Abrashi po ashtu ka premtuar dhe rritjen dhe zgjerimin e rrjetit ne qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat