Hoti: Prishtinasit duhet ta zënë hapin nën udhëheqjen e Abrashit

Prishtina

Hoti: Prishtinasit duhet ta zënë hapin nën udhëheqjen e Abrashit

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 14:01
LDK në Prishtinë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga LDK-ja, Arban Abrashi, ka shpalosur programin për shërbimet publike para qytetarëve në parkun e qytetit.

Ai ka thënë se prioritetet në ketë fushë janë furnizimi me ujë, trajtimi i ujerave të zeza, ngrohja qendrore, transporti publik, pastrimi i qytetit, gjelbërimi, mirëmbajtja e rrugëve, rendi shtëpiak në banime kolektive dhe siguria publike.  

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar nga LDK-ja, ka thënë se qeverisja e Vetëvendosjes nuk ka bërë asnjë investim, pasi ka thënë se projektet e ujit, kanalizimit, ngrohjes dhe autobusëve kanë qenë projekte të nisura nga LDK-ja.

Ai e ka quajtur aksidentale zgjedhjen e Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës, duke thënë se prishtinasit kanë humbur katër sezone dhe me Abrashin duhet të zënë hapin, pasi sipas tij kryeqyteti ka degraduar.

Hoti: Ahmeti aksidentalisht erdhi në krye të Prishtinës

“Ne kemi analizuar ekipe e Arbanit me kujdese se çfarë ka punuar Vetëvendosja dhe Shpend Ahmeti në katër vitet e fundit, përjashto , projektin me furnizim të ujit që ka filluar nga qeverisja e LDK-së  dhe të ngrohjes që gjithashtu ka filluar në qeverisjen e LDK-së , në katër viteve e fundit nuk e fundit nuk është bërë asnjë avancim në ofrimin e shërbimeve publike në Prishtinë. Përkundrazi në plot fusha kemi pasur degradim të cilësisë së shërbimeve publike...tek pastrimi i qytetit, asnjë herë nuk ka qenë Prishtina se sa që është tash. ..Prishtina ka pasur katër sezone të humbura si rezultat i një aksidenti që ka ndodhur në vitin 2013-të që është zgjedhja e Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës Janë katër vite të humbura Arbani duhet ta zë hapin për hire të qytetarëve të Prishtinës ka shumë punë për të bërë në këto fusha të shërbimeve publike .”, tha Hoti.

Abrashi, është zotuar se në mandatin e tij, gjithë qyteti dhe fshatrat përreth do të kenë ujë 24 orë, zgjerim të rrjetit të ngrohjes qendrore, derisa  ka premtuar se çdo vit Komuna do t’i ndajë nga 1 milion euro për këtë fushë.

Abrashi: Me LDK-në,do të keni 24 ore ujë e ngrohje

“E jona është që të sigurojmë 24 orë ujë për të gjithë banorët e qytetit , si dhe kyçja dhe furnizimi në sistemit të trajtimit të ujit të pijes në Batllav dhe Badovc dhe në të gjitha fshatrat e Prishtinë në mënyrë që të sigurojmë ujë pa ndërprerje për 24 orë .....Shërbimet publike të cilat gjithashtu ka pasur shumë fjalë por nuk ka pasur punë për katër vitet e fundit , ka të bëjë me zgjerimin e sistemit të ngrohjes. Ne  pikë së pari në buxhetin tonë kemi ndarë çdo vit nga 1 milion euro për rehabilitimin dhe zgjerimit të rrjetit të ngrohjes në qytet. ... Në bashkëpunim me projektin “Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit”, do të do të përfundoj instalimin e njehsorëve individual për ngrohje, në këtë rast konsumatorët do të paguajnë aq sa shpenzojnë për ngrohje”, tha Abrashi.

Abrashi po ashtu ka premtuar se me udhëheqjen  e tij do të modernizohet rrjeti i ndriçimit publik, pastrimi si dhe  krijimi i sistemit për mbledhjen në mënyrë të diferencuar të mbetjeve të riciklueshme .

Pretendenti për të parin e Prishtinës gjithashtu u zotua  se gjatë mandatit të tij, në të gjitha banesat kolektive të vjetra të lagjeve do të rregullohen hyrjet, ndriçimi i jashtëm, fasadat dhe se do të rrisin buxhetin për rregullimin e ashensorëve nëpër objektet e përbashkët.

Ndërsa për siguri publike tha sedo të bëhet vendosja e kamerave nëpër pika kyçe të qytetit, rritje të hapësirave rekreative për fëmijë në çdo lagje, do të ofroj mbrojtje nga sulmet e kafshëve si dhe do të bëjë reforma në sistemin e transportit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat