Abrashi bisedon me administratorët për mirëmbajtën e hapësirave të përbashkëta

Prishtina

Abrashi bisedon me administratorët për mirëmbajtën e hapësirave të përbashkëta

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 12:13
Arban Abrashi, fushata

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga LDK-ja, Arban Abrashi, pati të martën një takim me Shoqatat e Administratorëve të Banesave Publike, me të cilët bisedoi për gjetjen e mundësive për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe hapësirave të përbashkëta nëpër banesa.

Ai ka thënë se në bashkëpunim me administratorët e banesave dhe përfaqësuesit e lagjeve do të gjejnë mundësinë e mirëmbajtjes së hapësirave të përbashkëta.

Gjendjen aktuale, Abrashi e ka quajtur të papranueshme, duke thënë se për shkak të mungesës së mirëmbajtjes shumë vendbanime kolektive janë bërë pothuajse të pabanueshme.

Image

Feim Salihu drejtor menaxhues i kompanisë Pastrimi, ka thënë në bazë të një pilot projekti kanë planifikuar që ta pastrojnë nj pjesë të lagjes Arbëria dhe do të caktohet një orar i caktuar për hedhjen e mbeturinave.

Zenel Gashi, Kryetar i Shoqatës së administratorëve të banesave, ka thënë se problemi kryesor është se shumë pronar nuk i kanë fletat poseduese dhe kjo po shkakton probleme në mirëmbajtje e tyre.

Abrashi ka thënë se sa i përket pastrimit, do të bëhet rritja e efikasitetit të Drejtorisë së Inspeksionit, ku konkretisht do të profilizohen inspektorët e mjedisit në funksion të rritjes së kualitetit të inspektimit në terren për çështje mjedisore.

“Përveç kësaj, do të bëhet trajtimi i mbeturinave në bashkëpunim me urbanizmin, mbeturinat ndërtimore do të trajtohen në çdo vendpunim, duke krijuar kështu deponi të veçantë për grumbullimin e tyre, ku më pas do të bëhet edhe ndarja dhe riciklimi i tyre”, tha kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat