Ahmeti: Kemi gjetur donacion për krijimin e tregut në Ulpianë

Prishtina

Ahmeti: Kemi gjetur donacion për krijimin e tregut në Ulpianë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 12:22
Shpend Ahmeti

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, nga radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti premtoi se do të krijojë tregje të reja në kryeqytet, si ai i Ulpianës për të cilin tashmë ka siguruar mjetet për ndërtimin e saj nga një donacion.

Ahmeti po ashtu tha se ka synim që të marrë nën menaxhimin e komunës së Prishtinës edhe tregun me shumicë.

Ai këto premtime i dha gjatë vizitës që u bëri tregtarëve në tregun me shumicë në kryeqytet. Ata ju ankuan kandidatit të VV për kryetar të Prishtinës se po i paguajnë qira AKP-së e cila nuk po u ofron as kushtet minimale për zhvillimin e biznesit, po ashtu treguan Ahmetit se lokalet më të mira në këtë treg i kanë marrë të afërm të Sami Hamitit e Ismet Beqirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat