Selim Pacolli: Vizioni ynë ofron alternativë ndryshe për Prishtinën

Prishtina

Selim Pacolli: Vizioni ynë ofron alternativë ndryshe për Prishtinën

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 13:47
Selim Pacolli

Sot u bë prezantimi i projektit për Prishtinën nga kandidati për Kryetar të  Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli. Në prezantim të këtij projekti zt. Pacolli theksoi disa pika të rëndësishme të programit të tij. Me theks të veçant përmendi zhvendosjen e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në periferi të qytetit. Realizimi i këtij projekti sipas tij i ofronë një Prishtinë ndryshe qytetarëve të saj.

“Në programin tim fokus kam të rinjtë e Prishtinës dhe ne pretendojmë që UP të jetë në një nivel atraktiv i cili i plotëson kushtet për të gjithë studentët rajonal dhe më gjerë. Një Universitet prej 200 metra ktrorë t’ju ofronte studentëve të Prishtinës kushte më komode, me hapësira rekreative sportive universitare” tha Pacolli. 

Gjithashtu ai shtoi se hapësira aktuale e UP-së pas zhvendosjes së tij do të shnërrohet në qendër të Prishtinës dhe si e tillë do të ishte një hapësirë “pa mure”, si pjesë e lirë për të gjithë.

“Komercializimi i kësaj zone është më se i nevojshëm, do të jetë një pjesë atraktive, ku një pjesë do t'ju dedikohet artistëve të Prishtinës, një pjesë është menduar për parkingje, pastaj ndërtimi i një pallati si qendër biznesi, i cili do t’u shërbente të gjithë komunitetit tonë, ndërtimi i hapërsirave rekreative sportive, klubi i pensionistëve, e shumë projekte tjera” shtoi Pacolli.

Për më tepër ai përmendi  edhe projektin tjetër, ndërtimin e stadionit të Prishtinës, i cili do t'i plotësonte kriteret ndërkombëtare. Në këtë stadion sipas tij do të mundësohej realizimi i të gjitha garave kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ai shtoi se në këtë hapësirë është menduar të zhvendoset edhe një pjesë e Fakultetit të Edukatës Fizike. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat