Komuna e Prishtinës parasheh 50 mijë euro për dekorimin e shesheve

Prishtina

Komuna e Prishtinës parasheh 50 mijë euro për dekorimin e shesheve

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 18:17
Ilustrim

Prishtinasit në festat e dhjetorit sërish mund të realizojnë fotografi pran bredhave dhe dritave dekorative në tri sheshet e kryeqytetit.

Komuna e Prishtinës ka hapur ofertën për tender që të dekorohen me drita Sheshi Ibrahim Rugova, Nënë Tereza dhe Zahir Pajaziti. Përveç dritave tenderi parasheh edhe vendosjen e disa bredhave në sheshin kryesor të Prishtinës.

E për krejt këto Komuna e Prishtinës ka parapa 50 mijë euro buxhet, por që varet nga ofertat e Operatorëve Ekonomik që do të aplikojnë.

Image
Dokumenti
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat