Abrashi: Asnjë investim s’erdhi për 4 vjet, projektet mbetën ku i la LDK

Prishtina

Abrashi: Asnjë investim s’erdhi për 4 vjet, projektet mbetën ku i la LDK

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 20:49
Arban Abrashi, në një tubim të mbajtur sot me qytetarë, ka shpalosur programin e tij për lagjen “Mati 1”

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Arban Abrashi, në një tubim të mbajtur sot me qytetarë, ka shpalosur programin e tij për lagjen “Mati 1” dhe ka shprehur shqetësimin se si për katër vite komuna nuk ka investuar asgjë për këtë lokalitet, ndërsa projektet mbetën në gjysmë aty ku i la LDK-ja më 2013.

“Aty ku i la punimet LDK-ja, aty kishin mbetur. Vetëm LDK është ajo që bën projekte madhore dhe për tu përfunduar punimet ne Rrugën B, për të filluar punimet në rrugën A, për tu mbyllur përroi në Lagjen Mati 1, për t’u ndërtuar shkolla dhe çerdhe ne duhet t'i dërgojmë dembelët në shtëpi”, ka thënë Abrashi.

Ai tha se me një program real me një ekip të ri dhe vizion të ri për projekte madhore ju ftoj ta votoni numrin 47 dhe t’iu jepni mbështetje asambleistëve tanë, pasi që vetëm LDK sjell projekte madhore.

Ai ka shtuar se Parkingjet nëntokësore do të realizohen në disa lokacione në qytet, në konsultim të ngushtë me qytetarët e atyre lagjeve.

“Unë dhe ekipi im do të aplikojmë qasje proaktive, pa zhurmë, pa demagogji e pa propagandë. Unë do ta mbajë fjalën: Për krijimin e Fondit të Punësimit, prej të cilit do të përfitojnë të gjithë dhe do të krijohen 30 mijë vende pune për prishtinas”, ka theksuar Abrashi.

Ai tha se për 4 vjet qeverisje do të realizojnë mbi 320 projekte, do ta zbresin tatimin në pronë, do ta zgjidhin problemin e furnizimit me ujë për të gjithë qytetarët e Prishtinës, do ta zgjerojnë ngrohjen qendrore në tërë Prishtinën, do të ndërtojnë 7 shkolla të reja, përfshirë edhe Shkollën e Muzikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat