Sprej lotsjellës në tubimin e Vetëvendosjes, reagon Shpend Ahmeti

Prishtina

Sprej lotsjellës në tubimin e Vetëvendosjes, reagon Shpend Ahmeti

Nga: A.M. Më: 17 tetor 2017 Në ora: 22:21
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës si dhe kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje edhe për një mandat ne krye të kryeqytetit, Shpend Ahemti ka mbajtur tubim në shkollën “Zenel Hajdini” ku është hedhur sprej lotsjellës.

Ahemti ka shkruar në Facebook se dikush tentoi që me pepper sprej me e prish tubimin por kjo veç e entuziazmoi edhe më shumë qytetaret të cilët për 15 minuta nuk e ndalen së brohorituri

Postimi i plotë:

Sonte patëm një tubim madhështor në Shkollen Zenel Hajdini. Salla nuk zinte më shumë njerëz. Dikush tentoi që me pepper sprej me e prish tubimin por kjo vec e entuziazmoi edhe më shumë qytetaret të cilët për 15 minuta nuk e ndalen së brohorituri. Era e vetme që kundërmonte ishte e bllokuesve dhe shantazhuesve që po i pengon rritja e LVV. Por si edhe gjatë katër viteve të fundit nuk munden të na ndalin.

22 tetor, numri 10!

Fitoreeeee

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat