Rinia e AKR-së promovon me vetura kandidatin për kryetar

Prishtina

Rinia e AKR-së promovon me vetura kandidatin për kryetar

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 19:34
Rinia e AKR-së promovon me vetura kandidatin për kryetar

Rreth 30 vetura me të rinj të AKR-së kanë parakaluar para selisë të këtij subjekti politik, me flamur dhe pankarta e duke i rënë borisë, kanë promovuar kandidatin e tyre për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli.

Ndërkaq kandidati i AKR-së për asamblist të komunës  Jezuit Abazi, tha se ky organizim është vetëm një simbolikë për të treguar mbështetjen dhe mirënjohjen e rinisë së Prishtinës për kryetarin e ardhshëm të kryeqytetit, Selim Pacolli.

Ai tha se Pacolli ka projekte të mëdha për të rinjtë e kryeqytetit, ndërsa ftoi kryeqytetasit të votojnë numrin 34.

Abazi: Selim Pacolli ka projekte të mëdha për të rinjtë e Prishtinës Video  "Ky organizim është në kuadër të të rinjve të AKR-së në Prishtinë, e cila simbolizon mbështetjen e pakursyer të rinisë për kandidatin tonë për Prishtinën, Selim Pacolli. Ne si forum rinor dhe si shtab i AKR-së kemi gjetur një mbështetje jashtëzakonisht të madhe nga kandidati për kryetar të Komunës, Selim Pacolli. Z.Pacolli ka paraqitur projekte të mëdha për rininë tonë dhe kjo është një simbolikë e vogël për fitoren e madhe që do ta arrijmë më 22 tetor", tha Pacolli.

Ndryshe, ka mbetur vetëm edhe një ditë para heshtjes zgjedhore, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 22 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat