Rrjedhja e gypave i lë pa nxemje banorët e “Kodrës së Diellit”

Prishtina

Rrjedhja e gypave i lë pa nxemje banorët e “Kodrës së Diellit”

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 16:39
Ilustrim

Banorët e rrugës “Afrim Zhitia” në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë kanë ngelur pa nxemje, kjo pasi që ka pasur një rrjedhje në rrjetin e ngrohjes.

Ekipet nga Termokos kanë dalë në këtë lokacion për të sanuar problemin, ka bërë të ditur zëdhënësja e Termokos, Afërdita Uka.

“Përkundër, kushteve tejet të pafavorshme për intervenime të kësaj natyre, ekipet tona janë duke punuar për të sanuar këtë rrjedhje dhe për të rikthyer ngrohjen edhe për banorët e kësaj pjese të lagjes “Kodra e Diellit”. Shpresojmë se punimet do të përfundojnë shpejtë dhe ngrohja do të rikthehet për të gjithë konsumatorët” ka thene Uka.

Ajo gjithashtu shtoi që Termokos nuk ka qenë i qasshëm përmes telefonit gjatë ditës së sotme, kjo për shkak të prishjes së një aparati telefonik, problem ky që tashmë është zgjidhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat