Prezantohen gjetjet e matjeve për cilësinë e ajrit në Prishtinë

Prishtina

Prezantohen gjetjet e matjeve për cilësinë e ajrit në Prishtinë

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 08:52
Prishtinë

Sot në Fakultetin Filozofik, Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë – PEN në mbështetje nga Komisioni Evropian, organizon konferencën për cilësinë e ajrit në Prishtinë”.

Në këtë konferencë do të prezantohen gjetjet e matjeve të pavarura të cilësisë së ajrit nga organizata PEN si dhe do të mbahet paneli i diskutimit për “Hapat e radhës për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Prishtinë”.

Paneli do të përbëhet nga përfaqësues të komunës së Prishtinës, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues të Universitetit të Prishtinës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Pjesë e këtij organizimi do të jenë edhe këndi i shkencës – prezantimi i pajisjeve inovative për matjen e cilësisë së ajrit në kohën reale, ofrimi i maskave kundër ndotjes së ajrit, dhe fletushkat informuese.

Gjate kësaj konference do të shfaqet edhe ekspozita e fotografive më ikonike gjatë zbatimit të projektit “Making Sense”, lansimi i platformës dhe aplikacionit për cilësinë e ajrit në Prishtinë si dhe shfaqja e insertit të dokumentarit për projektin “Making Sense”.

Projekti “Making Sense” është projekt inovativ i Komisionit Evropian dhe zhvillohet paralelisht në Belgjikë, Spanjë, Skoci, Holandë dhe Kosovë. Ky projekt në Kosovë implementohet nga PEN (Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë) dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim.

Qëllimi i projektit është aftësimi i qytetarëve që të masin vetë gjendjen e mjedisit të tyre, të krijojnë kampanja nga rezultatet e dhëna, dhe së bashku me akterë kryesorë të promovojnë ndryshime pozitive në fushën e mjedisit në Kosovë.

Ky projekt për herë të parë në Kosovë ka sjellur pajisje inovative për matjen e cilësisë së ajrit që do të përdoren nga vetë qytetarët

Rrjeti Edukatorëve Bashkëmoshatar është një organizatë rinore jo-qeveritare dhe jo-profitabile që ka për qëllim promovimin e qytetarit aktiv të ri si një mjet për përmbushjen e nevojave të komunitetit.

PEN-i ka një status të OJQ-së që shtrihet në tërë Kosovën, me seli ne Prishtinë. PEN-i është aktiv në 29 komuna të Kosovës dhe ka më tepër se 1500 vullnetarë/bashkëmoshatarë edukatorë, të cilët përfaqësohen nga Koordinatorët Komunal të Këshillit të PEN-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat