Zjarri në Qendër të Prishtinës: Dy gra të lënduara dërgohen në QKUK

Prishtina

Zjarri në Qendër të Prishtinës: Dy gra të lënduara dërgohen në QKUK

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 16:34
Foto nga vendi i ngjarjes / Foto "Bota sot"

Dy banore të ndërtesës që u përfshi nga zjarri rreth orës 15:25 në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në mesin e personave të lënduar është edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Zjarrëfikësit dhe policia kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin si dhe kanë evakuuar banorët që ishin brenda ndërtesës në momentin kur objekti u përfshi nga flakët.

Kujtojmë se dy javë më parë një incident zjarri kishte ndodhur edhe në një banesë kolektive në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Nga tymi i zjarrit kishin kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK disa banorë, ndërsa zjarrëfikësit dhe policia kishin lokalizuar zjarrin. Për këtë rast policia kishte arrestuar një femër pasi dyshohet se ajo e ka ndezur zjarrin. 

Ndërsa shkaktarët që çuan deri të zjarri i sotëm në ndërtesën në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë nuk dihen ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat