Një ndërtesë në rrugën Hajdar Dushi në Prishtinë është përfshirë dje nga zjarri.
Policia njofton se kjo ka ndodhur në rrethana të panjohura dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, përcjell Bota sot.
Si pasojë zjarrit (tymit) dy femra kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me këtë rast, 20 pjesëtarë të policisë së Kosovës kanë kërkuar ndihmë mjekësore./BS/