Shpend Ahmeti lidh koalicion me AAK-në në Prishtinë

Prishtina

Shpend Ahmeti lidh koalicion me AAK-në në Prishtinë

Nga: A.M. Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 10:59
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është arritur marrëveshja me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë.

Po ashtu, ai ka shkruar nw Facebook se “tani mund të konfirmojmë që në Kuvendin Komunal kemi shumicen që do të na mundësojë zbatimin më të shpejtë të reformave dhe përmbushjen e zotimeve”.

Postimi i plotë:                                                                                                                       

Dje kemi arritur marrëveshjen për bashkëqeverisjen me Aleancen për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë dhe tani mund të konfirmojmë që në Kuvendin Komunal kemi shumicen që do të na mundësojë zbatimin më të shpejtë të reformave dhe përmbushjen e zotimeve. Detajet e tjera do të bëhen publike pas mbledhjes inaugurese dhe para mbledhjes së parë të Kuvendit Komunal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat