Asamblistët e VV-së e injorojnë hymnin e Kosovës, reagon asamblista e LDK-së

Prishtina

Asamblistët e VV-së e injorojnë hymnin e Kosovës, reagon asamblista e LDK-së

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 17:54
Ilustrim

Sot u mbajt mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Seanca është udhëhequr nga anëtari më i vjetër i Asamblesë, Shefki Gashi nga LDK, gjatë së cilës u betuan edhe asamblistët e rinj të Kuvendit Komunal për këtë mandat. Gjatë seancës inaguruese të Kuvendit të Prishtinës nga një grup i asamblistëve të LVV-së u injorua himni dhe flamuri i shtetit të Kosovës. Ata nuk u ngritën në këmbë, derisa këtë e kanë bërë të gjithë asamblistët tjerë.

Më këtë rast, ka reaguar asamblistja e LDK-së, Fiknete Bejta. Injorimin e kolegeve të sajë për hyjnimin e Kosovës e ka barazuar më injorimet e komunitetin serbë.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Fiknete Bejta:

Sot, gjatë seancës inaguruese të Kuvendit të Prishtinës nga një grup i asambleistëve të LVV-së u injorua himni dhe flamuri i shtetit të Kosovës.

Një farë forme edhe mund t’i kuptojë një pjesë të konsiderueshme të komunitetit serb që e kanë vështirë të pranojnë se Kosova është shtet dhe fuqishëm i refuzojnë simbolet dhe flamurin e Kosovës dhe gjithçka që paraqet shtetësinë e Kosovës. Mirëpo nuk mund t’i kuptojë partitë shqiptare të shtetit të Kosovës kur e refuzojnë dhe e nënçmojmë flamurin e shtetit në emër të patriotizmit.

Nuk e besoj se ai që e refuzon dhe e nënçmon flamurin e shtetit të Kosovës është më patriot se ai që e respekton dhe e do flamurin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat