Dardan Sejdiu publikon një pjesë të fjalimit të Ahmetiti gjatë betimit

Prishtina

Dardan Sejdiu publikon një pjesë të fjalimit të Ahmetiti gjatë betimit

Nga: A.M. Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 19:36
Pas betimit

Sot është mbajtur ceremonia e betimit të kryetarit të komunës së Prishtinës Shpend Ahmetiti dhe të asamblistëve të kësaj komune.

Ndërsa, Dardan Sejdiu ka shpërndarë në Facebook një pesë të fjalimit të kryetarit Ahmeti.

Postimi i plotë:

Sot u mbajt mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës, gjatë së cilës u betuan edhe asamblistët e rinj të Kuvendit Komunal për këtë mandat.

Pas tyre, betimin e dha edhe kryetari i rizgjedhur. Në fjalimin e parë në mandatin e dytë, u zotua se do të punojë me nder e besnikëri me të gjithë.

“Dera e kryetarit te komunës së Prishtinës është e hapur për të gjithë asamblistët pa dallim partie për të diskutuar për problemet që ekzistojnë, por edhe për vetë qytetarët. Pa dyshim na presin 4 vjet tjera të vështira, urojmë që të punojmë të gjithë në të mirë të qytetarëve. Betohem se punën time do ta kryej në frymën e bashkëpunimit, qoftë me pozitën apo opozitën. Nga ju anëtarët e ri dhe ju të rizgjedhurit pres që çdo propozim tonin ta shihni me sy kritik, për të mirën e qytetarit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat