Haradinaj priti në takim Shpend Ahmetin

Prishtina

Haradinaj priti në takim Shpend Ahmetin

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 16:20
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin diskutoi lidhur me bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.

Siç njofton zyra për informim e kryeministrit, ndër temat e rëndësisë së posaçme që janë diskutuar në takim ishin, statusi ligjor i Pallatit të Rinisë, unaza e Prishtinës si dhe kogjenerimi i Termokosit.

 Për Pallatin e Rinisë, Kryeministri është dakorduar me kryetarin e Prishtinës se sa më parë duhet të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës si Ndërmarrje Publike Komunale. Me këtë rast, Qeveria dhe Komuna do të angazhohen në gjetjen e fondeve për renovimin e plotë të këtij objekti. Ky pallat, përveç që do të përdoret nga sportistët, do të shërbejë edhe për integrimin e komuniteteve të tjera.

 Është biseduar poashtu, që në rishikimin e parë të Buxhetit për vitin 2018, të hyjë edhe projekti i Unazës së Prishtinës, kur synohet të nisë ndërtimi i saj.

Haradinaj poashtu, ka thënë se do të punohet në shtimin e kapaciteteve të ngrohjes në Prishtinë, përmes kogjenerimit të Termokosit.

Haradinaj e Ahmeti janë dakorduar që të thellojnë bashkëpunimin Komunë-Qeveri, ashtu që të bëhen investimet e nevojshme në kryeqytet, investime këto që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat