Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një femër!

Prishtina

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një femër!

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 17:14
Ilustrim

Të shtëna me armë njoftohet të ketë pasur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.

Siç mëson media, një person i gjinisë femërore është plagosur në rrugën ‘Fazli Grajeqvci’ ku më pas është dërguar për tretman në QKUK.

Pas të shtënave me armë, Njësitet përkatëse të Policisë thuhet të kenë dalë në vendin e ngjarjes ku në veturën e viktimës është gjetur një gëzhojë.

Vendi ku saktësisht janë dëgjuar të shtënat njoftohet të jetë parkingu i ‘Maroon Pub’ në qendër të kryeqytetit.

Viktima femër thuhet se në trup ka pasur pesë predha përderisa njoftohet se është jashtë rrezikut për jetë përderisa rasti iniciohet si tentim vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat