Bien nga ashensori, lëndohen dy persona në Prishtinë

Prishtina

Bien nga ashensori, lëndohen dy persona në Prishtinë

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 14:38
Ilustrim

Dy persona janë lënduar pasi kanë rënë nga ashensori gjatë ditës së sotme. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e konfirmoi rastin për KALLXO.

“Rreth orës 11:00 është raportuar se në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë, një lift në të cilën gjendeshin 4 persona për arsye ende të panjohura ka rënë. Lëndime kanë pësuar dy persona të gjinisë femërore të moshës 46 dhe  39 vjeçare. Të lënduarat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Për të lënduarat foli edhe drejtorini Klinikës Emergjente, Basri Lenjani. “Dy persona i kemi pranuar sa i përket rastit të rrëzimit të liftit. Bëhet fjalë për dy persona të gjinisë femërore. Tani gjendja e tyre është stabile dhe janë duke u diagnostifikuar”, tha Lenjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat