Ahmeti e Pacolli i ndajnë edhe ndërmarrjet publike

Prishtina

Ahmeti e Pacolli i ndajnë edhe ndërmarrjet publike

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 21:30
Shpend Ahmeti dhe Selim Pacolli

Nënkryetari i sapoemëruar i Prishtinës, Selim Pacolli, e ka pranuar se me kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti, pos drejtorive, i kanë ndarë edhe pozitat në ndërmarrjet publike.

Pacolli nga Aleanca Kosova e Re ka thënë në RTV Dukagjini se me Ahmetin e Lëvizjes Vetëvendosje kanë marrëveshje që të qeverisin me drejtorinë e Investimeve Kapitale dhe drejtorinë e Bujqësisë.

Pos kësaj, ai ka thënë se kanë marrëveshje që ta drejtojnë edhe ndërmarrjen publike ‘Sport Marketing’, dhe të menaxhojnë me parqet e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat