Orari i punës së sporteleve të Komunës së Prishtinës gjatë festave të fundvitit

Prishtina

Orari i punës së sporteleve të Komunës së Prishtinës gjatë festave të fundvitit

Nga: Bota sot Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 15:23
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për festat e fundvitit sportelet e saj nesër do të punojnë deri në orën 14:00, kurse nga 30 djetori deri më 3 janar sportelet e Komunës nuk punojnë.

“Qytetarët që kanë nevojë për tërheqjen e certifikatave apo ekstrakteve personale, kanë mundësi t`i marrin ato edhe gjatë ditëve festive nga E-Kiosku në objektin e vjetër të komunës dhe objektin e ri të komunës në Arbëri, të cilët do të jenë në funksion tërë kohën”, ka bërë të ditur kjo komunë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat