Hysen Durmishi dorëzon detyrën, tregon punët që i ka kryer gjatë katër viteve

Prishtina

Hysen Durmishi dorëzon detyrën, tregon punët që i ka kryer gjatë katër viteve

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 15:55
Hysen Durmishi

Hysen Durmishi, deri tani drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës e ka përfunduar mandatin e tij në këtë pozitë. Ai ka treguar për punët që i ka kryer në kryeqytet përgjatë katër vjetëve. Ai sot edhe zyrtarisht ka dorëzuar detyrën e tij në komunën e Prishtinës.

Postimi i Hysen Durmishit në Facebook:

Hysen Durmishi drejtor i infrastrukturës në komunën e Prishtinës

Sot e dorzova detyrën në komunën e Prishtinës. I kalova 4 vite me shumë punë e angazhim. Gjatë këtyre 4 viteve nuk kam kursyer asgjë duke u munduar që sadopak të ndikoj në përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Prishtinës. Duke e marrur parasysh buxhetin e limituar dhe pengesat me të cilat jemi ballafaquar besoj që kemi arritur rezultate të dukshme. Për 4 vite kemi shtruar afër 400 km rrugë, shumë km kanalizime, trotuare e shumë projekte tjera. Jam shumë i lumtur për takimet e shumta me qytetarë dhe pritjet që i kam bërë për ta në zyren time. Komunikimi me ta më ka mundësuar që shumë më leht të vendos për prioritetet e investimeve. Pra i lumtur jam se qytetarët i kam bërë pjesë të vendimmarrjes. Për 4 vite në drejtorinë time i kam takuar afër 50 mijë qytetarë. Nuk besoj që ka ndonjë zyre në Kosovë që ka takuar kaq shumë qytetarë.
I falëndëroj të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar në sukseset e drejtorisë. I falënderoj të gjithë ata qytetarë të cilët më kanë ndihmuar shumë. I falëndëroj të gjithë ata aktivistë e aktiviste t? cilët më kanë ndihmuar e përkrahur. I falënderoj edhe stafin me të cilët kam punuar. Në të njëjtën kohë ju kërkoj falje të gjithëve nëse ndonjëherë nuk jam sjellur si duhet.
Qytetarë të Prishtinës ju dua shumë dhe ju dëshiroj gjithë të mirat. Qeverisjes në Prishtinë ju dëshiroj shumë suksese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat