Mbeturina me thasë në Rrugën B – askush s’i largon

Prishtina

Mbeturina me thasë në Rrugën B – askush s’i largon

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 11:12
Mbeturinat në rrugën B

Ka rreth një javë që banorët e “Rrugës B” në Prishtinë, por edhe kalimtarët kanë mundur të shohin disa thasë me mbeturina skaj rrugës.

Përkundër se të hedhur prej ditësh aty dhe në një vend që vërehen lehtësisht, askush ende nuk i ka larguar.

Siç shihet nga fotot e dërguara thasët janë të mbushur me materiale të forta, mbase nga ndonjë renovim aty pranë.

Ata s’janë hedhur vetëm në një vend, por në dy tre vende, afër kontejnerëve të mbeturinave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat