Ahmeti e shpall 2018-n vit të pastërtisë në Prishtinë

Prishtina

Ahmeti e shpall 2018-n vit të pastërtisë në Prishtinë

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 23:02
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se viti 2018 do të jetë vit i pastërtisë në qytet.

Ai në një intervistë për emisionin “038” ka thënë se me 31 janar qytetarëve do t’ju shkojnë faturat për mbeturina nga Komuna dhe se deri në fund të vitit, qyteti do të jetë shumë më i pastër.

“Do të bashkëpunojmë me ‘Pastrimin’ dhe deri në fund të vitit do të fusim në sistem edhe pjesë në të cilat për momentin nuk grumbullohen mbeturinat”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat