Hapet qendra e paraburgimit në Prishtinë

Prishtina

Hapet qendra e paraburgimit në Prishtinë

Më: 5 janar 2018 Në ora: 13:12
Përurimi i qendrës së paraburgimit në Prishtinë

Është përuruar qendra e paraburgimit në Prishtinë, me sipërfaqe prej 10 mijë e 500 metra katrorë, investim ky i bërë nga buxheti i Kosovës.

Kjo qendër e cila ka nisur të ndërtohet në vitin 2013, sipas zyrtarëve institucional do t’i plotësojë kushtet për të gjithë të burgosurit.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se përveç ofrimit të kushteve më të mira për të burgosurit, janë duke punuar edhe për respektimin e të drejtave të tyre fundamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe konventat ndërkombëtare.

Megjithatë, ai shtoi se infrastruktura si objektivë, nuk do përfundojë me kaq, pasi si ministër i Drejtësisë, do t’i kushton vëmendje secilës qendër korrektuese, për të bërë të gjitha përmirësimet e nevojshme në mënyrë që personat që janë në vuajte të dënimit, të kenë kushte të konsoliduara dhe ambient adekuat gjatë qëndrimit në këto institucione.

Tahiri: Investimi në Shërbimin Korrektues qenësore në sundimin e ligjit

“Prandaj investimi në Shërbimin Korrektues të Kosovës paraqet njërin nga investimet qenësore në sferën e sundimit të ligjit. Në këtë kontekst përurimin e kësaj Qendre të re Paraburgimit, që jemi duke e bërë sot, e shoh si një kontribut të drejtpërdrejt e të përbashkët të institucioneve tona në përforcimin njërës prej agjencive të rëndësishme të zbatimit të ligjit në Kosovë. Shërbimi Korrektues i Kosovës, është në përgjegjësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe aktualisht jemi të fokusuar në eliminimin e praktikave të paligjshme brenda qendrave korrektuese dhe të ngrisim nivelin e përgjegjësisë që të parandalojmë dukuritë negative në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës”, tha Tahiri.

Ndërsa, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se ky është një projekt në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë për realizmin dhe ndërtimin e disa objekteve në fushën e sundimit të ligjit, si qendra e paraburgimit, para disa viteve ishte pallati i drejtësisë dhe burgu i sigurisë së lartë, gjykata dhe prokurori në komuna të ndryshme.

Yagcilar: Objekti u ndërtua me standarde të larta

“Unë jam i kënaqur me ndërtimin e objektit sepse është ndërtuar në tërësi nga buxheti i Kosovës, nga hartimi i projektit dhe mbikëqyrjen e realizimit prapë stafit vendor zyrtarët e MD-së por sidomos nga aspekti i ndërtimit zyrtarët e MAP-it. Unë besoj se është një ndërtesë me një standard të lartë të realizuar dhe me një cilësi po ashtu të lartë, e i ndërtuar në kohën optimale dhe besojmë që do të jetë një ndihmë nga aspekti i të drejtave të njeriut por edhe sundimit të ligjit”, theksoi ai. 

Yagcilar theksoi se tash po punojnë me Ministrinë e Diasporës në ndërtimin e ndërtesave të gjykatës dhe prokurorisë në Gjakovë, e po ashtu edhe në Mitrovicë e Pejë.

Projekti i qendrës së paraburgimit në Prishtinë ka filluar të ndërtohet në fund të vitit 2013 dhe ka kushtuar bashkë me impiantin për trajtimin e ujërave të zeza dhe me disa gjëra tjera, 6 milionë e 700 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat