Haradinaj takon Shpend Ahmetin me dyer të mbyllura

Prishtina

Haradinaj takon Shpend Ahmetin me dyer të mbyllura

Më: 9 janar 2018 Në ora: 12:07
Takimi Haradinaj-Ahmeti

(E plotësuar) - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn, ku diskutuan çështjet e interesit të përbashkët mes Komunës dhe Qeverisë.

 Në takime të tilla, ku po marrin pjesë edhe drejtorët e ministrat, po shtjellohen probleme konkrete të qytetarëve të cilat mund të zgjidhen bashkërisht.

 U bisedua për tema si Ligji për Prishtinën; bartja e Pallatit të Rinisë në pronësi të Komunës; Unaza e Qytetit; kogjenerimin e Termokosit; e të ngjashme.

 Po ashtu, përfaqësuesit e Komunës dhe Qeverisë dakorduan për krijimin e një Task Force për zhvendosjen e një pjese të administratës shtetërore në periferi të qytetit, duke filluar nga largimi i ATK-së, ashtu që atë objekt ta shfrytëzojmë si sallë koncertale apo pallat të operës.

Theks të veçantë në këtë takim kishte angazhimi për ngritjen e cilësisë në arsim, duke e lehtësuar punën edhe përmes udhëzimeve të reja administrative.

***

Ramush Haradinaj është takuar edhe sot me Shpend Ahmetin.

Ramush Haradinaj me disa nga ministrat e kabinetit të tij është takuar sot me Shpend Ahmetin.

Takimi që ka nisur para pak çastesh është i mbyllur për media, ndërsa më pas priten deklarime të Haradinajt e Ahmetit.

Në pjesën kur mediat u lanë brenda, duke i uruar mirëseardhje Haradinajt dhe të tjerëve, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se “qeveria e ka njohur komunën dhe komuna qeverinë”.

Haradinaj e Ahmeti janë takuar edhe më 21 dhjetor të vitit të kaluar, kur diskutuan për statusin e Pallatit të Rinisë, zgjerimin e projektit të kogjenerimit me Termokosin dhe unazën e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat