Shpend Ahmeti “e jep” edhe kryesuesin, Agim Kuleta i LB-së do ta drejtojë Kuvendin - Bota Sot
Shpend Ahmeti “e jep” edhe kryesuesin, Agim Kuleta i LB-së do ta drejtojë Kuvendin

Prishtina

E hënë, 18 qershor 2018

Shpend Ahmeti “e jep” edhe kryesuesin, Agim Kuleta i LB-së do ta drejtojë Kuvendin

Më: 12 janar 2018 Në ora: 23:41
Shpend Ahmeti

Lëvizja për Bashkim dhe Shpend Ahmeti si kryetar i Prishtinës dhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje kanë arritur sonte marrëveshje për bashkëqeverisje.

Burime të mediave thonë se nga kjo marrëveshje Lëvizja për Bashkim do ta udhëheqë Kuvendin Komunal.

“Agim Kuleta do të jetë kryesues i Kuvendit Komunal”, kanë thënë këto burime.

Lëvizja për Bashkim i ka dy asambleistë në Kuvendit Komunal të Prishtinës. Me këtë marrëveshje, Shpend Ahmeti tashmë e ka shumicën në Kuvendi pasi që më herët kishte bërë marrëveshje me AKR-në dhe AAK-në.

Opozitë edhe këtë mandat do të jenë LDK dhe PDK.

Megjithatë, pas kësaj marrëveshje, Lëvizja Vetëvendosje humb edhe një pozitë të rëndësishme në drejtimin e Komunës së Prishtinës. Pasi që nënkryetari është i AKR-së (Selim Pacolli), edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal vjen nga një parti tjetër.

Po ashtu edhe AAK-ja ka marrë hise të madhe në qeverinë e kryeqytetit, duke i drejtuar tri Drejtori.

Shpend Ahmeti kishte hyrë në zgjedhjet lokale për të parin e Prishtinës me idenë që “t’i marrte edhe krahët” dhe Vetëvendosje ta kishte shumicën edhe në Kuvendin Komunal. Megjithatë, figurativisht mund të thuhet se Ahmeti tash “ka mbetur edhe pa duar”!

Të kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për Bashkim vite më parë kishin hyrë në Kuvendin e Kosovës si grup i përbashkët parlamentar, për t’u ndarë më pas për shkak të problemeve me ndarjen e buxhetit që KQZ-ja e ndanë për partitë parlamentare.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test