Kuvendi Komunal i Prishtinës sot do të mbajë mbledhjen e parë për vitin 2018.
Kjo mbledhje do të nis në ora 10:00 në objektin e Komunës.
Në njoftimin e lëshuar për media bëhet e ditur se në këtë mbledhje do të formohet Komiteti për Politikë dhe Financa, si dhe do të caktohen anëtarët e komisioneve të aksionarëve nëpër ndërmarrjet publike komunale.