Shpend Ahmeti: Gjitha rrugët në Komunën e Prishtinës të kalueshme

Prishtina

Shpend Ahmeti: Gjitha rrugët në Komunën e Prishtinës të kalueshme

Më: 20 janar 2018 Në ora: 14:44
Ilustrim

Në Kosovë po vazhdon të ketë reshje të pandërprera të borës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se përkundër reshjeve të borës gjitha rrugët në Komunën e Prishtinës janë të kalueshme.

Ai ka thënë se të gjitha kompanitë që kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren, të përgatitura për të reaguar në rast nevoje.

Shkrimi i plotë:

Pavarësisht reshjeve të borës, deri tash nuk ka probleme në asnjë fshat dhe asnjë lagje të komunës sonë.

Të gjitha kompanitë që kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren, të përgatitura për të reaguar në rast nevoje.

080012233 dhe 080012244 janë numrat e Qendrës së Thirrjeve të Komunës, që funksionojnë 24/7, për t’iu përgjigjur çfarëdo emergjence.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat